KATEGORIA E DYTË/ Goleada dhe surpriza, Partizani B humb hapin e kreut në Grupin B. Mësoni rezultatet e sotme
Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Dytë kanë dhuruar rezultate mjaft interesante, teksa ka pasur goleada, por edhe surpriza.

Në ndeshjen e vetme të Grupit A, Basania ka dominuar me shifrat 6-0 Adriatikun në një sfidë që nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim.
Ndërkohë, në Grupin B kanë vazhduar marshimin si Oriku që mundi 4-0 Devollin, ashtu edhe Butrinti që e ndjek hap pas hapi, i cili mundi 3-0 Eagle. Surpriza e madhe ishte humbja 2-1 në shtëpi e Partizanit B përballë Maliqit, me “demat’ që kanë humbur kështu hapin e kreut dhe do ta kenë të vështirë të luftojnë për ngjitjen direkte.
REZULTATET
GRUPI A
Basania – Adriatiku 6-0
17′, 45′, 65′ Kufu, 50′, 79′ Kaçubela, 78′ Toma
GRUPI B
Partizani B – Maliqi 1-2
61′ Goga / 5′ Bregu, 56′ Elmas
Goli i Gogës (VIDEO)
Goli i Elmas (VIDEO)
Goli i Bregut (VIDEO)
Shkumbini – Delvina 1-2
32′ Miangalalo / 10′ Nikolla, 39′ Horipelaje
Butrinti – Eagle 3-0
45′ Dzilah, 45’+1′ Mërkuri, 53′ Culli
Oriku – Devolli 4-0
5′ Mirani, 28′, 39′ Dalanaj, 36′ Disha
Bylis B – Tomori 2-0
28′ Lleshi, 59′ Akibu
PANORAMASPORT.AL













