Kapiteni i Teutës, Kotobelli është i bindur për fitoren: Situatë kritike, ia dalim me kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 13:23

Kapiteni i Teutës, Kotobelli është i bindur për fitoren: Situatë kritike, ia dalim me kurbinasit

Në vigjilje të ndeshjes ndaj Laçit, në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli. Ky i fundit ka analizuar takimin me Laçin. Kotobelli shprehet se Teuta pas një jave jo të mirë do të kërkojë tri pikët. Kapiteni i bluve shprehet se në këto momente s’do parë renditja, por do marrë ndeshjet një e nga një. Kotobelli thotë se llogaritë do të bëhen në fund të prillit. KOTOBELLIA është gati Teuta për duelin ndaj Laçit?

Nuk ka ndeshje të lehta, pasi në Superiore çdo rival është i rrezikshëm. Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga sfida si ajo me Dinamon dhe po mundohemi të jemi gati për sot. Pas një jave jo shumë të mirë si ajo e kaluara, duhet të marrim tri pikët.

Një trepikësh këtë javë do t’ju bënte shumë punë. Si e shihni?

E dimë që është shumë e rëndësishme, sidomos pas atij barazimi në javën e kaluar. Kemi humbur dy pikë. Duhet të vijojmë të punojmë fort që të arrijmë te suksesi.

Si po e përgatisni këtë ndeshje?

Si për çdo ndeshje. Kujdesemi për aspektin mbrojtës dhe atë sulmues. Normalisht që për të fituar duhen bërë gjërat e duhura. Personalisht jam gati.

Si Teuta dhe Laçi vijnë në këtë ndeshje pas momenteve jo të mira. Sa ua vështirëson kjo dhe a besoni te fitorja?

Sigurisht që për të dyja ekipet është një situatë pak e vështirë. Unë mund të flas për ekipin tim, jo kundërshtarin. Pavarësisht rezultateve jo të mira, në ekip mbizotëron besimi, entuziazmi, që na jep shpresë për ndeshjen e ardhshme.

Cilët janë objektivat tuaj për këtë sezon?

Qëllimi primar është përmirësimi dhe deri më tani ia kemi dalë me sukses. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë e të fitojmë sa më shumë prej tyre. Llogaritë në fund të sezonit do të na tregojnë se çfarë kemi arritur.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL