Ka fituar vendin e titullarit te Tirana, Rafa Silva: Para se të vija…
Rafa Silva ka fituar vendin e titullarit te Tirana, ndërsa u afrua në merkaton e dimrit.

Pas ndeshjes së fituar ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0, Rafa Silva deklaroi:
“Ndihem shumë mirë që jam këtu. Përpiqem të ndihmoj skuadrën gjithmonë, edhe me eksperiencën që kam. Më e rëndësishme e gjithë skuadra dhe jam shumë i lumtur që fituam dhe morëm 3 pikët. Me renditjen që jemi, ishin 3 pikë shumë të rëndësishme.
Përpiqem të qëndroj më shumë kohë me shokët e ekipit. Para se të vija kam parë disa ndeshje të ekipit. Kur të arrija, të ishte më e thjesht të përshtatesha, të kuptoja kulturën, klubin dhe gjithë vendin
Soler është lojtar i madh. Këdo që të kem në mesfushë, mund të luaj dhe të ndihmoj ekipin. Të gjithë janë të gatshëm të ndihmojnë, jo vetëm unë dhe Soler
E dimë që çdo ndeshje është e rëndësishme. Mundohem të jem gjithmonë gati. Të mbaj regjim, të fle mirë, të trajnohem që të jap 100%. Kjo javë ishte si të tjerat, i fokusuar që të bëj mirë“, u shpreh Rafa Silva për RTSH.
PANORAMASORT.AL













