Jo vetëm Aliji dhe Dajsinani, lideri i mesfushës në Superiores zbulon ftesën nga Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 18:23

Jo vetëm Aliji dhe Dajsinani, lideri i mesfushës në Superiores zbulon ftesën nga Kombëtarja

Klevi Qefalija foli pas ndeshjes që Dinamo fitoi 2 me 0 përballë Flamurtarit. Mesfushori i dinamovitëve zbuloi se është ftuar te Kombëtarja dhe ndodhet në listën e pritjes.

Screenshot 2025-10-04 182238

Shqipëria do të luajë një miqësore ndaj Jordanisë këtë muaj, pas takimit me Serbinë. Kështu ekziston mundësia që Qefalija t’i bashkohet kuqezinjve, duke iu bashkuar Dajsinanit dhe Alijit që do të grumbullohen të hënën nën urdhrat e Silvinjos.

Qefalija deklaroi pas sfidës së javës së gjashtë të Superiores:

“Mendoj ndihma që i jap ekipit, pjesa e organizimit të lojës, pishman për rastin që humba. E rëndësishme që morëm 3 pikët dhe vazhdojmë me fitore.

Telefonatë për listë pritje te Kombëtarja? Është e vërtetë, kam qenë te lista e pritjes edhe për këtë grumbullimet. Janë vendimet e trajnerit, detyra ime është të punoj fort dhe jap maksimumin. Kismet një ditë do vijë shpresoj.

Unë duhet të jap maksimumin si çdo vit. Ky sezon duhet të jetë viti im me paraqitje më të mira se vitet e tjera. Të jap maksimumin për të ecur qoftë me ekipin dhe në aspektin individual. E rëndësishme të vazhdoj me këtë ritëm dhe të shoh përpara.

Përsa i përket pjesës taktike, ka ndeshje që jam pak më i tërhequr dhe që luaj më përpara, pas sulmuesit, kjo varet nga kundërshtari dhe si e mendon trajneri. Detyra ime të luaj ku ka nevojë ekipi. Sot gjatë pjesës së dytë trajneri më kërkoi te gjysmëhapësirat dhe mundohem të bëj më të mirët për të dyja pozicionet, si për të lidhur mbrojtjen me sulmit, si kur jam pas sulmuesit”, u shpreh Qefalija për “RTSH”.

Screenshot 2025-10-04 182331

PANORAMASPORT.AL