“Jam gati të jap ndihmën time sa herë më kërkohet”, Aliji: E di vendin në Kombëtare, Dinamo më e mirë se Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2025 | 9:18

“Jam gati të jap ndihmën time sa herë më kërkohet”, Aliji: E di vendin në Kombëtare, Dinamo më e mirë se Flamurtari

Naser Aliji doli ditën e djeshme në konferencën shtypi në prag të ndeshjes që Dinamo luan ndaj Flamurtarit. Mbrojtësi u ndal te ndeshja e sotme, teksa foli edhe për ftesën në Kombëtare për ndeshjen ndaj Serbisë si edhe për mundësinë e të luajturit titullar.

naser aliji

Si duket gjendja e ekipit në prag të ndeshjes ndaj Flamurtarit, sa i përket dëmtimeve?

Gjendja është shumë e mirë, sepse kemi thuajse ekipin e plotë. Vetëm Doçi mungon, ka mungesë në stërvitje por besoj se jemi të plotë.

Fituat kundër Tiranës, por Flamurtari vjen nga një nivel tjetër. Atmosfera në skuadër?

Fryma ka qenë gjithmonë e mirë dhe normalisht që kur fiton ke më shumë frymë dhe është më e mirë por nuk ka ndryshuar shumë.

Ndeshja me Flamurtarin?

Ka ekip shumë të mirë dhe lojtarë të mirë. Por, atyre iu duhet kohë që të bëhen si grup ndërsa ne e kemi grupin prej 1 viti që jemi bashkë dhe kemi lojtarë e ekip më të mirë. Nesër dhe në çdo ndeshje jemi për 3 pikë.

Grumbullimi në Kombëtare?

Për mua është kënaqësi që të jem ashtu si për çdo futbollist. Është shumë krenari të jesh pjesë dhe gjithmonë do të jap maksimumin si në Kombëtare, ashtu edhe te Dinamo.

Ardian Ismajli dhe Kumbulla mungojnë. A mund të jeni më pranë formacionit titullar?

Nuk besoj se ka të bëjë me mua. E di rolin tim në Kombëtare dhe aty jam mbrojtës i majtë. Ka shumë lojtarë të tjerë në qendër por nëse ekipi ka nevojë, unë jam gati.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL