Ishte lënë në “hije” te Partizani, Alban Hoxha kthehet në fokus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2025 | 12:56

Ishte lënë në “hije” te Partizani, Alban Hoxha kthehet në fokus

Alban Hoxha është ende aty, në gjendje për të udhëhequr të kuqtë dhe për të dhënë kontributin e tij në fushë dhe jashtë saj.3-ALBAN-HOXHA-BEKON-SHEHIN.-KAPITENI-I-BINDUR-ME-99-JEMI-KAMPIONE-770x431

Përgjatë këtij sezoni, portieri 37-vjeçar ka qenë komplet në plan të dytë dhe është preferuar shumë pak, vetëm kur Qirko ka pasur probleme. Edhe jashtë fushe gardiani ka qenë shumë i tërhequr. Me ardhjen e Gegës gjërat duket se janë në ndryshim e sipër.

Një nga lëvizjet e para të Gegës ishte aktivizimi në Kupë, por jo vetëm kaq, sepse para ndeshjes me Egnatian kapiteni Hoxha doli në konferencë së bashku me trajnerin. Kjo ishte shenjë e qartë se tashmë Hoxha nuk është vetëm një portier rezervë te Partizani. Nuk do të ishte aspak çudi nëse cërrikasi luan titullar edhe në derbi pas paraqitjes së fundit.

PANORAMASPORT.AL