Ishte ai që i besoi tek Elbasani, edhe trajneri Gvozdenoviç reagon pas ndarjes nga jeta të Bunjakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 17:09

Ishte ai që i besoi tek Elbasani, edhe trajneri Gvozdenoviç reagon pas ndarjes nga jeta të Bunjakut

Ndarja nga jeta e futbollistit Fatjon Bunjaku ka tronditur të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri e Kosovë, teksa lajmi tragjik është shpërndarë me shpejtësi gjatë ditës së sotme.

bunjaku

Të shumta kanë qenë reagimet nëpërmjet rrjeteve sociale, si në vendin tonë, ashtu edhe në Kosovë, ndërsa klubi i Elbasanit ka organizuar edhe homazhe për 22-vjeçarin i cili humbi jetën në një aksident automobilisitk.

Mes reagimeve, ishte edhe ai i trajnerit që i besoi duke e afruar në radhët e nënkampionëve të Shqipërisë, Ivan Gvozdenoviç. Tekniku kërkoi afrimin e futbollistit nga Malisheva në verën e kaluar, duke e bërë pjesë të skuadrës në këtë edicion dhe duke i dhënë hapësira djaloshit te verdheblutë.

Një postim i thjeshtë, me një zemër të thyer, por që mjafton për të treguar tronditjen që kanë përjetuar të gjithë në klubin verdheblu pas lajmit të kobshëm.

WhatsApp Image 2026-06-07 at 4.51.04 PM

PANORAMASPORT.AL