“I’a di për nder trajnerit Martini”, Rrok Toma sqaron momentin e golit kundër Vllaznisë: Gjini u përplas pas meje, unë mora topin dhe shënova
Rrok Toma u zgjodh futbollisti i ndeshjes Partizani-Vllaznia. Sulmuesi shënoi golin e vetëm për të kuqtë dhe sqaroi episodin me Gjinin dhe polemikat. Ndër të tjera foli edhe për shokun e tij të skuadrës, Xhuliano Skuka.
“Jam shumë i lumtur për golin dhe për ekipin sepse bëmë një ndeshje shumë të mirë, meritonim ta fitonim ndeshjen, pavarësisht se shkoi kështu rezultati. Jemi duke ecur mirë, normal që sulmuesit i duhen golat, por shpresoj të bëjnë edhe të tjerët. Kam shënuar, nuk e di çtë them, kështu është futbolli.
S’kam patur fare komunikim me trajnerin Edi Martini, por ja di shumë për nder për atë që ka bërë për mua dhe jam falenderues. Besoj që jam në formën optimale, na mungojnë lojtarë shumë të rëndësishëm, që janë dëmtuar si Skuka që është në repartin tim, ndaj tij kam mësuar shumë qëkur kam ardhur dhe besoj që jam në top formë, nuk ndjej presion, jam komod. Nuk e thash në atë sens, sepse rivalë kam, ka sulmues shumë të mirë këtu, duhet të punoj me veten, të vazhdoj kështu dhe besoj që do të luaj sa më shumë, aq sa meritoj.
Momenti i golit? Gjinit i ndenja mbrapa, ai nuk më pa që isha në atë pozicion, erdhi dhe u përplas në trupin tim dhe pastaj ra përtokë, nuk e di pse, mora topin bëra golin dhe ja”, tha Toma për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













