Hera e dytë këtë sezon, blutë duan ta bëjnë sefte në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 16:55

Hera e dytë këtë sezon, blutë duan ta bëjnë sefte në “Air Albania”

Dinamo do të presë Tiranën në stadiumin “Air Albania” në kuadër të javës së 14-të të Superiores. Blutë luajnë për herë të dytë në “Air Albania” si skuadra pritëse këtë sezonn, teksa herën e parë e kishte para disa ditësh në sfidën ndaj Elbasanit, e mbyllur në barazim 1-1.bandicam 2025-12-03 15-56-57-995

Ndaj Tiranës, blutë do të synojnë ta bëjnë sefte duke marrë fitoren e parë, ndërkohë që për ta ky është stadiumi i tretë që ka provuar të luajë si organizatorë. Fillimisht, Dinamo luajti në Elbasan ndaj Vllaznisë duke fituar, e më pas ka fituar edhe në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës e Flamurtarit.

“Air Albania” është stadiumi në të cilin ende nuk e ka shijuar fitoren e parë dhe natyrisht do të synojë ta bëjë këtë para tifozëve të saj, megjithëse nuk pritet që të jenë të shumtë në numër. Me shumë gjasa, Dinamo dhe Tirana do të ndajnë stadiumin “Selman Stërmasi” edhe në vazhdimësi, megjithëse fusha nuk premton shumë dhe ka gjasa të shumta që shpesh herë të ketë alternime dhe skuadrat do të gjejnë zgjidhje alternative mes “Air Albanias” apo Elbasanit, sidomos në një periudhë kur reshjet e shiut po bëhen të dendura.

PANORAMASPORT.AL