Guranjaku ndez merkaton e Elbasanit pa pritur fundin e Final 4: Pranë firmës me disa lojtarë, nga Superiorja janë…
Klubi i Elbasanit është plotësisht i përfshirë në garën për titullin kampion. Por paralelisht me të, në klubin verdheblu po punohet për verën me pjesëmarrjen në Europë dhe sezonin e ardhshëm. Drejtori sportiv Elton Guranjaku, ka zbuluar se cilat do të jenë lëvizjet e para të verdhebluve.

“Presidenca më ka dhënë mundësinë të jem i qetë, të punoj mirë me stafin e të kemi bashkëpunim të gjithë aktorët brenda klubit dhe kjo bërë që në pak kohë Elbasani të vijë aty ku është sot.
Absolutisht po, po punoj për vitin tjetër, sezonin e ardhshëm. Normalisht jam në bisedime me disa lojtarë, besoj se shumë shpejt mund të kemi tre afrime të reja në skuadër, edhe nga Superiorja. DY janë nga Superiorja, një nga jashtë. Kështu që deri tani jemi në rrugë të mbarë, besoj se do t’i mbyllim shumë shpejt”, ishin fjalët e Guranjakut për RTSH para duelit ndaj Egnatias.
PANORAMASPORT.AL













