Postuar: Gusht 16, 2025 | 18:59
Goditje e rëndë për Vorën, humbet lojtarin më të rrezikshëm përpara sfidës historike me Partizanin
Manfredas Ruzgis ishte golashënuesi kryesor i Kategorisë së Parë në sezonin e kaluar. Sulmuesi i Vorës ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, në kontributin për ngjitjen në elitë.

Ruzgis ka pësuar një dëmtim, i cili do ta mbajë jashtë për sfidën me Partizanin. Vora përballet me të kuqtë të dielën tjetër, më 24 gusht ora 20:00.
Sfida në “Arena e Demave” do të jetë historike për ta. Kjo pasi është hera e parë që luajnë në elitë.
PANORAMASPORT.AL













