Postuar: Prill 23, 2026 | 11:22
Gjysmëfinalja premton emocione, FSHF cakton gjyqtarin e FIFA-s te Vllaznia-Dinamo
Enea Jorgji pritet të ndajë drejtësi në sfidën Vllaznia-Dinamo. Ky takim është rezervuar prej orës 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Emigers Ranxhi. Në dhomën e VAR ndodhet Juxhin Xhaja, që ka si asistente Emanuela Rustën.
Gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Shqipërisë premton emocione. Kjo pasi takimi i parë u mbyll me barazim 1-1.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistenti 1: Denis Rexha
Asistenti 2: Emigers Ganxhi
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
VAR: Juxhin Xhaja
AVAR: Emanuela Rusta
PANORAMASPORT.AL













