Gjashtë vite nga tërmeti që tronditi Shqipërinë, postimi prekës i klubit të Superiores: Plagë e përbashkët, do të mbetet kujtesë e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2025 | 12:53

Gjashtë vite nga tërmeti që tronditi Shqipërinë, postimi prekës i klubit të Superiores: Plagë e përbashkët, do të mbetet kujtesë e…

Si sot para 6 viteve, Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë duke lënë pas 51 viktima. Klubi i Superiores, Teuta e ka rikujtuar këtë moment të vështirë për të gjithë përmes një reagimi në rrjetet sociale.1575456365_autotermetithumaneshqiperi11574973592Njoftimi

26 Nëntor 2019 – një datë që nuk është vetëm kujtim, por plagë e përbashkët e qytetit tonë.
Në mes të dhimbjes, u bashkuam si familje. U ngritëm bashkë, u ndihmuam, u forcuam. 🕯️

26 Nëntori do të mbetet gjithmonë një kujtesë e brishtësisë së jetës, por edhe e forcës së shpirtit durrsak.

Në këtë datë, KF Teuta nderon viktimat e tërmetit dhe shpreh mirënjohje për ata që ndihmuan, sakrifikuan dhe dhanë shpresë. 💙

PANORAMASPORT.AL