FSHF nuk pranon kërkesën e Mamurrasit, mbetet një vend bosh në Grupin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2016 | 17:21

FSHF nuk pranon kërkesën e Mamurrasit, mbetet një vend bosh në Grupin A

Vazhdon kaosi në Kategorinë e Parë pas tërheqjes së Partizanit B nga pjesëmarrja në këtë kampionat. Klubi i Mamurrasit, i përjashtuar katër ditë më parë, aplikoi përsëri për ngjitjen në këtë kategori. Por FSHF ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e këtij klubi, pasi Komisioni i Licencimit ka vendosur që ai nuk plotëson kushtet për të marrë pjesë në aktivitet.

Partizani B

“Komisioni i Licencimit pranë FSHF-së, në përfundim të procesit të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga të gjitha klubet pjesëmarrëse në Kategorinë e Parë, ka vendosur të mos licencoje klubin KF Adriatik Mamurras për shkak të detyrimeve të prapambetura.

Kundër këtij vendimi, ka ushtruar ankim ekipi KF Adriatik Mamurras, ankim i cili do te merret në shqyrtim në shkallë të dytë nga Komisioni i Apelit të Licencimit ditën e hënë datë 26 shtator”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së rreth kësaj çështje.