FOTOLAJM/ Rikthimi i Atanaskoskit te Partizani, maqedonasi del në stërvitje me një pamje të pazakontë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2025 | 18:59

FOTOLAJM/ Rikthimi i Atanaskoskit te Partizani, maqedonasi del në stërvitje me një pamje të pazakontë

Partizani ka postuar fotot e zakonshme, siç ndodh para çdo ndeshje. E radhës është nesër në transfertën e Laçit dhe vlen për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Screenshot 2025-02-04 185813

Çfarë ka rënë në sy është rikthimi i Atanaskoskit me një pamje të pazakontë. Mbrojtësi i Partizanit është shfaqur në stërvitje me të nxira në fytyrë.

Screenshot 2025-02-04 190415

Kujtojmë se lojtari maqedonas ishte transferimi i fundit në merkaton e janarit. Klubi i kuq e prezantoi pak para përfundimit të afatit përfundimtar.

Atanaskoski ka luajtur më parë 2 sezone me “demat” ku ka arritur të fitojë titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL