Postuar: Janar 9, 2026 | 22:08
Endri Çekiçi te Tirana? Zbulohen prapaskenat e fundit për ish-futbollistin e Kombëtares
Endri Çekiçi është një alternativë për Tiranën. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është përshtatur te Belouizdad në Algjeri, për këtë po shikon për opsione të tjera.

Zërat e fundit tregojnë një tjetër klub të interesuar për të. Bëhet fjalë për Zakho, që është pjesë e elitës së futbollit në Irak.
29-vjeçari prej disa kohësh nuk gjen qetësi në karrierë. Shkëlqimin e kishte rreth katër vite më parë, ndërsa më pas filloi rënia.
Tirana vijon të jetë skuadra më aktive e Superiores në këtë merkato. Deri tani janë rikthyer emra të bujshëm si Emanuel Ernest dhe Redon Xhixha, ndërsa transferim tjetër me peshë ishte ai i Fredi Alvarez.
PANORAMASPORT.AL













