EKSKLUZIVE/ Tirana gjen sulmues, bardheblutë pritet të firmosin me 23-vjeçarin liberian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2024 | 21:20

EKSKLUZIVE/ Tirana gjen sulmues, bardheblutë pritet të firmosin me 23-vjeçarin liberian

Emanuel Ernest pritet të jetë firma e parë e Tiranës në këtë merkato dimri. Prej javësh, drejtuesit e skuadrës janë duke ndjekur lojtarin dhe u ka mbushur mendjen që ai do të jetë sulmuesi i ri qendror.Emmanuel-Ernest“Panorama Sport” zbulon se ai e ka mbyllur marrëveshjen me Tiranën dhe pritet të firmosë dhe zyrtarizohet kalimi te bardheblutë. Ernest është nga Liberia dhe ka gjithashtu edhe pasaportën nigeriane. Luan në qendër të sulmit dhe në 15 ndeshje ku është aktivizuar me Araun ka shënuar katër gola. Nga ana tjetër lojtari vjen si një përforcim për sulmin. Ernest ka luajtur edhe pesë takime me kombëtaren liberiane. Pas largimit, të Isuf, Ernest është afrimi i parë i bardhebluve që duhet të bëjnë skuadrën nga e para.

KARRIERA – Lojtari i ri vjen nga kampionati zviceran ku ka luajtur me Araun në ligën e dytë. Ernesti i është bashkuar ekipit të Challenge League nga klubi qipriot verior Cetinkaya TSK. 23-vjeçari e filloi karrierën e tij në Nigeri me Christ Ambassador Sporting Academy, nga ku u transferua në klubin rumun CS Sporting Rosiori në vitin 2020. Ai ka përmendur legjendën e Mançester United dhe Real Madridit, Kristiano Ronaldo, lojtarët e Çelsit të kaluarën dhe të tashmen, Didier Drogba dhe Romelu Lukaku dhe ish-lojtarin brazilian Givanildo Vieira de Sousa (Hulk) si modelet e tij, sipas “Score Nigeria”. Pas largimit nga CS Sporting Rosiori, Ernest pati një aventurë me FC Rapid Bukuresht, FC Ripensia Timishoara, FC Arges Pitesti II (të gjitha klubet rumune), Hamitkoy SHSK (Qiproja e Veriut) dhe AlOrooba (Emiratet e Bashkuara Arabe). Në Qipro ka shënuar 29 gola dhe shtatë asiste, ndërsa me Araun, në 15 takime ka shënuar 4 gola.7

TË TJERËT – Merkatoja e Tiranës do të vazhdojë. Kështu, Bruno Telushi, por edhe Ardit Hila janë dy futbollistë që mund të jenë pjesë e bardhebluve. Është përfolur këto ditë, por akoma nuk ka një vendim përfundimtar për Hilën e Telushin. Të dy lojtarë me karakter që mund t’i bëjnë punë Gugash Maganit.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL