EKSKLUZIVE/ Teuta pritet të jetë surpriza e madhe, futet në garë për mesfushorin e Dinamos që e do edhe Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2025 | 22:27

EKSKLUZIVE/ Teuta pritet të jetë surpriza e madhe, futet në garë për mesfushorin e Dinamos që e do edhe Elbasani

Teuta mund të bëhet surpriza e madhe për edicionin e ri. Disa emra të bujshëm janë përfolur në merkato, për t’ju bashkuar durssakëve.

ardit toli

“Panorama Sport” mëson se Teuta është në garë edhe për Ardit Tolin. Ky i fundit e ka të ardhmen larg Dinamos ku mungon vetëm zyrtarizimi për largimin.

Për Tolin është edhe Elbasani i interesuar. Verdheblutë duan të përforcojnë mesfushën për trajnerin Gvozdenoviç.

Gentian Selmani, Rustem Hoxha dhe Florian Përgjoni janë disa emra të tjerë me peshë, që pritet të zyrtarizohen te Teuta. Sezoni i ri ka nisur me mjaft optimizëm.

PANORAMASPORT.AL