EKSKLUZIVE/ “Nuk e prisja 6 me 2 me Tiranën”, presidenti Bardhi: Dinamo në janar do… (E PLOTË)
Dinamo mori një fitore historike në derbin e mesjavës, duke mundur me rezultatin tenistik 6-2 Tiranën. Në përfundim të ndeshjes, për “Panorama Sport” foli presidenti i bluve, Ardian Bardhi.

Numri një i klubit të Dinamos, u shpreh mjaft i lumtur për fitoren që skuadra e tij mori, teksa u shpreh se rezultate të tilla në ndeshje ndaj një kundërshtari si Tirana, normalisht nuk duhet të ndodhin.
President, fitore 6-2 në derbi ndaj Tiranës. Si ndiheni pas kësaj fitoreje?
Jam i kënaqur për skuadrën që arriti të fitonte, se kishim katër ndeshje të luajtura shumë mirë, megjithatë nuk kemi arritur që të merrnim rezultatet që donim. Tani jemi shumë të kënaqur. Një ndeshje e mirë. Dinamo dihet që di të luajë futboll dhe këtë e tregoi.
E prisje një fitore të tillë?
Jo, jo, të jem i sinqertë nuk e prisja asnjëherë. Është shumë e rrallë që të mundësh Tiranën me rezultatin 6-2. Tirana është në një moment shumë të vështirë. Është diçka që nuk duhet të ndodhë.
Kjo fitore vjen pas një momenti jo të mirë. Sa mendon që mund të ndikojë në skuadër për vazhdimësi?
Po e vërtetë që rezultatet nuk kanë qenë më të mirat dhe normalisht nuk kanë qenë rezultatet që në prisnim. Dinamo është skuadër pretendente që nga fillimi i kampionatit dhe e tillë do të jetë deri në fund. Shpresojmë që kjo fitore të na motivojë dhe kam besim shumë se do të ndikojë pozitivisht. Kampionati është i gjatë. Një fitore si në derbi me Tiranën është rezultat i rëndësishëm dhe ka rëndësi që morëm 3 pikët në këtë sfidë.
A ju ka mbetur peng ndonjë ndeshje këtë sezon?
Peng është çdo lloj ndeshje që luajmë e nuk arrin do të marrësh rezultat. Ne kemi bërë ndeshje të bukura dhe kemi luajtur mirë dhe erdhi edhe rezultati dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu
Meqenëse po afrohet merkatoja, a do të ketë ndonjë dhuratë për stafin?
Patjetër që po afron janari dhe hapet merkatoja. Do të shohim për ndonjë sulmues që do ta afrojmë në skuadër por nuk duhet të harrojmë që në janar, nuk ofron shumë lojtarë që i përshtaten Dinamos.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













