Postuar: Korrik 4, 2025 | 22:20
EKSKLUZIVE/ Një brazilian për portën e Tiranës, bardheblutë e gjejnë te klubi që humbi finalen
Tirana aktualisht ka nevojë të domosdoshme për portier, pas largimeve të Selmanit dhe Harizajt. “Panorama Sport” mëson se një opsion është Ribeiro Barboza Merçelo.

29-vjeçari nuk është emër i panjohur për futbollin shqiptar. Në shtatorin e vitit 2023 ishte Luftëtari që e afronte.
Pas dy viteve të suksesshme në Gjirokastër, braziliani është pa ekip. Kështu edhe është kthyer në opsion për Tiranën.
Sfida e fundit e tij me Luftëtarin ishte pikërisht finale. Gjirokastritët u përballën me Lirinë, ndërsa humbën minimalisht 1 me 0. Gjithsesi, Luftëtari do e luajë edicionin e ardhshëm në Kategorinë e Parë për shkak se e mbylli grupin e tij në krye.
PANORAMASPORT.AL













