EKSKLUZIVE/ “Ndizet” Partizani, dy goditje në merkato. Të kuqtë “peshkojnë” një 18-vjeçar nga Nigeria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2025 | 23:21

EKSKLUZIVE/ “Ndizet” Partizani, dy goditje në merkato. Të kuqtë “peshkojnë” një 18-vjeçar nga Nigeria

Partizani ndizet në ditët e fundit të mer katos dhe bën gati afrimin e dy futbollistëve që do të ndihmojnë në repartin ofensiv.

onguleje

Gazeta mëson se të kuqtë kanë mbyllur me sukses transferimin me parametra zero Nikola Vujnoviç dhe blerjen e Kazim Ogunleje në Nigeri. Me ardhjen e kësaj dysheje, klubi i kuq plotëson një pjesë të mirë të organikës, kur kanë mbetur edhe vetëm dy ditë nga merkatoja.

VUJNOVIÇ – Me largimin e Pilotos dhe më së shumti të Mba, Partizanit i lindi detyra të bëjë transferime në majën e sulmit, aty ku kishin mbetur vetëm Keko dhe Bintsuka. Nisur edhe nga strategjia për të mos shpenzuar shuma të mëdha, kërkimet nuk kanë qenë të lehta, por në fund është arritur mbyllja me sukses e afrimit të radhës në këtë repart. Nikola Vujnoviç ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e kuq dhe ditën e sotme pritet të zbarkojë në qendrën e kontrolleve mjekësore për të kryer ekzaminimet dhe testet. Pas kësaj pritet prezantimi dhe më pas stërvitja e parë me ekipin e kuq. Për momentin nuk bëhet e ditur kontrata e firmosur me 28-vjeçarin nga Mali i Zi, por paraprakisht flitet për një marrëveshje 1.5 vjeçare. Vujnoviç vjen si një sulmues mjaft i shëtitur.

Aventura e fundit qe në Azerbajxhan me Sumgait, ku si shok ekipi kishte Fernandon e Egnatias. Qendërsulmuesi ka arritur marrëveshjen me klubin azer për ndërprerjen e dyanshme të kontratës. Gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni Vujnoviç u aktivizua në 13 ndeshje, shumicën e të cilave nga stoli, duke arritur të shënojë dy gola. Lojtari nga Cetinje ka luajtur në disa kampionate si ai malazez, serb, kroat, spanjoll apo edhe amerikan. Tashmë vendos të provojë aventurën shqiptare, duke iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha në vend, Partizanit. Sezoni i tij më i mirë është ai 2021-2022, kur shënonte 10 gola në 22 ndeshje me Vozdovac. Tashmë do të duhet të konkurrojë për një vend në 11-she me Eleke, Kekon dhe Bintsukën. Vujnoviç ka luajtur 5 ndeshje me përfaqësuesen malazeze dhe ka shënuar 1 gol.11HIPOTEZA – Në korridoret e klubit ka qarkulluar edhe emri i Osman Sou, një sulmues 24-vjeçar nga Senegali, që luan në ligën e dytë belge. Por duhet theksuar se kjo pistë është shumë e vakët dhe thuajse e pamundur që të ndodhë. Ai ka qenë në listën e Partizanit, por afrimi i tij ka rezultuar tejet i vështirë. Kjo me siguri ka qenë edhe arsyeja përse të kuqtë janë spostuar tek emrat e Eleke dhe Vujnoviç. Gjithsesi, duhet thënë se tregut asnjëherë s’i dihet.

OGUNLEJE – Mediat nigeriane kanë arritur të zbardhin edhe afrimin e 18-vjeçarit, Kazim Ogunleje, i cili aktualisht është pjesë e Enugu Rejnxhers në elitën e futbollit të vendit afrikan. Adoleshenti luan si mesfushor i avancuar, një rol, që deri para disa javësh e mbulonte Rrapaj dhe aktualisht është vakant. Mosha është mjaft e re dhe të shtyn të mendosh se i riu mund të luajë edhe me ekipin e dytë, por nëse “ndez” në stërvitjet e para më të kuqtë, Veselinoviç është gati t’i besojë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se palët janë në negociata të avancuara dhe se ky transferim pritet të përmbyllet me formulën e blerjes. Ogunleje është edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë B dhe konsiderohet si një nga talentet e spikatur të vendit. Sakaq, me largimin e Sodiq, në klubin e kuq duhet të lëvizin shpejt për ardhjen e një mbrojtësi të djathtë, pasi opsionet në këtë rol janë të pakta.12DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL