Postuar: Korrik 4, 2025 | 22:40
EKSKLUZIVE/ Mungon vetëm firma, kapiteni i Dinamos pranë kalimit te klubi tjetër i Superiores
Teuta pritet të pësojë ndryshim rrënjësor. Për këtë janë projektuar disa afrime dhe “Panorama Sport” mëson se Rustem Hoxha është një prej tyre.

34-vjeçari është pranë firmës me durrsakët, pas dy vitesh të kaluara te Dinamo. Hoxha u kthye në lider për dinamovitët duke mbajtur edhe shirtin e kapitenit.
Te Teuta ndërkohë do ta kishte një rikthim. Pikërisht aty ku nisi karrierën pritet të japë kontributin e tij në vazhdim.
Dinamo vijon të përgatitet për Europën. Rrugëtimi i kryeqytetasve do të nisë nga turi i dytë i Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













