EKSKLUZIVE/ Kryeqytetasit ndezin merkaton para Europës, tentojnë t’i “rrëmbejnë” klubit shqiptar sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2025 | 22:54

EKSKLUZIVE/ Kryeqytetasit ndezin merkaton para Europës, tentojnë t’i “rrëmbejnë” klubit shqiptar sulmuesin

Almir Kryeziu mund të bëhet lojtari më i ri i Dinamos. “Panorama Sport” mëson se dinamovitët i kanë bërë ofertë sulmuesit, që në anën tjetër ka probleme të brendshme te Ballkani.

Screenshot 2025-07-04 115405

26-vjeçari është pjesë e Ballkanit prej dy vitesh. Luan në krahun e majtë të sulmit dhe shikohet si alternativë për të përforcuar repartin ofensiv.

Kryeziu ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë në 72 paraqitje me Ballkanin, ndërsa ndodhet nën kontratë. Për të do të ishte eksperienca e parë me një klub të Superiores, pasi deri tani ka luajtur vetëm në Kosovë.

Burime të pakonfirmuara ndërkohë bëjnë me dije për probleme të karakterit financiar mes Ballkanit dhe Kryeziut, por fakti mbetet për t’u verifikuar. Ballkani dhe Dinamo e nisin eksperiencën europiane nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Për këtë kanë edhe disa ditë më tepër kohë për t’u përgatitur, ndryshe nga skuadrat e tjera shqiptare.

PANORAMASPORT.AL