EKSKLUZIVE/ FIFA shtang Vllazninë, merr vendimin drastik për kryesuesit e Superiores
FIFA ka vendosur të bllokojë sërish Vllazninë, duke ndaluar regjistrimet e lojtarëve të rinj për kuqeblutë. “Panorama Sport” mëson se vendimi drastik u mor më 27 shkurt, për një periudhë të pacaktuar.

Kjo nuk është diçka e re për Vllazninë. Kuqeblutë janë mësuar me çështjet në FIFA, për shkak të problemeve me pagesat e lojtarët.
Një situatë e tillë ishte edhe në merkaton e dimrit, megjithatë Vllaznia ia doli të zhbllokojë merkaton dhe të huazojë Kevin Dodajn. Shkodranët kryesojnë aktualisht kampionatin me 5 pikë më tepër se Elbasani dhe Egnatia.
Ndeshja e radhës për ekipin e Edi Martinit është në Vlorë, pikërisht ndaj Flamurtarit. Ky takim është rezuervuar për të dielën, më 8 mars prej orës 18:00.
PANORAMASPORT.AL













