Postuar: Tetor 4, 2025 | 22:39
EKSKLUZIVE/ Dorëheqja e Abilaliajt te Partizani, edhe Milinkoviç në “fije të perit”
Partizani është tronditur pasi drejtori Arbër Abilaliaj ka dhënë dorëheqjen teksa ishte në krye të detyrës prej vitit 2023, kur të kuqtë edhe ishin shpallur kampionë.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se edhe trajneri Mladen Milinkoviç është në “fije të perit”. Tekniku 57-vjeçari pritet të ndjekë Abilaliajn pas humbjes 3-0 në derbi.
Partizani po vuan fillimin e sezonit. Pas gjashtë javëve ka vetëm 4 pikë të grumbulluara. E njëjta ecuri ishte edhe në sezonin 2021/22 me Ilir Dajën, kur u rrezikua pjesëmarrja në Europë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













