EKSKLUZIVE/ Biletat në shitje prej një jave, mësohet sa janë shitur për derbin Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2025 | 22:22

EKSKLUZIVE/ Biletat në shitje prej një jave, mësohet sa janë shitur për derbin Tirana-Partizani

Tirana nxori në shitje biletat e derbit me Partizanin, nga data 28 nëntor. Tashmë ka kaluar një javë dhe “Panorama Sport” mëson se janë shitur rreth 900 bileta për të gjithë stadiumin “Air Albania”.

air-albania

Partizani si vend i gjashtë dhe Tirana në vendin e fundit ndahen nga 10 pikë. Kjo formë e shfaqur nga dy klubet e kryeqytetit shikohet si faktori kryesor, për braktisjen e stadiumit në Tiranë.

Kështu janë më pak se një mijë tifozë që duke qenë rreth 48 orë larg derbit, kanë shprehur interes për të mos munguar. Nga tifozeria e Tiranës prapa porte ndërkohë janë shitur 250 bileta, ndërsa për Partizanin prapa porte janë blerë 100 bileta deri tani.

Sfida do të luhet të dielën, në orën 18:00. Ditë plotësisht e përshtatshme ndryshe nga herët e tjera, dhe që pritej të sillte më shumë tifozë.

PANORAMASPORT.AL