“Ekipet e mëdha nuk duhet të marrin arbitrin në fushë”, Bellaj i pakënaqur pas humbjes me Egnatian: Lojtarët me histori të dalin në pension

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2025 | 16:37

“Ekipet e mëdha nuk duhet të marrin arbitrin në fushë”, Bellaj i pakënaqur pas humbjes me Egnatian: Lojtarët me histori të dalin në pension

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, theksoi se humbja e sotme përballë Egnatias, ishte një rezultat i cili ishte pasojë e ndeshjeve të mëparshme. Megjithatë, ia kishte pakënaqësi edhe me arbitrat, të cilët sipas tij ndikoheshin nga lojtarët.

bandicam 2025-10-05 16-20-06-512

“Më shumë keq nuk më vjen për pikët, por mënyra se si humbasim pasi themi se janë ekipe të mëdha, ekipe kampion, me histori. Por ekipet me histori nuk kanë nevojë për asnjë ndihmë ekipet e mëdha dhe histori që kanë eksperiencë, nuk duhet të marrin arbitrin në fushën e lojës, nuk duhet të vendosin futbollistët në fushë, nëse janë kapitenë apo me histori. Nuk është se e ka fajin arbitri, por po shohim gjëra në fushë gjithmonë, e mira është të respektojnë Vorën se nuk është ajo e para 3-4 viteve, se është në Superiore. Do respekt nga të gjithë, në çdo ndeshje duhet arbitër si në ndeshje të tjera, të jetë respekti. Duhet respekt, jo të merren vendime ndaj stafeve, apo në fushë se është të marrin keq të tilla. Futbollistët që kanë histori, të dalin në pension e marrin fatin e tyre, jo të vendosin se çfarë do të bëjë gjyqtari në fushën e lojës.

Vendimet që jep arbitri nuk duhet t’i marrin futbollistët në fushë, se flisnin më shumë ata se arbitri. Arbitri mori vendimet që mori, nuk është nevoja që çdo futbollist të flasë e t’i japë mend arbitrit, se ai për atë punë është.

Në pjesën e parë u munduam t’i markojmë ndryshe, kishim futbollistë që edhe u shpjegojmë si të markojnë. Nuk doli ajo që kishim përgatitur, rrezikuam me goditje standarte. E kishim punuar me manovrat e Egnatias, në pjesën e dytë e kthyem me markim 4-4-2 dhe besoj se i vumë më në vështirësi. Në pjesën e dytë jam më i kënaqur nga loja, në pjesën e parë më pak.

Në fillim të lojës themi si duhet të luajmë, duhet të luajmë si në pjesën e dytë, pasi si stërvitemi, atë të bëjmë edhe në fushë. Duke luajtur me Egnatian, ekipin kampion, i dinim manovrat që bënin, në çdo vend të fushës kanë automatizmat e tyre. Në pjesën e parë besoj se u dolëm se ishim në një kohë me vonesë apo nuk mbulonim kundërshtarin. Në pjesën e dytë jam i kënaqur, se realizuan edhe udhëzimet e pushimit, por e them që është gjynah se ne në dy raste duhet të shënojmë një gol. Më vjen keq që krijojmë e nuk shënojmë, vrapojmë e të gjitha. Puna është si të shënojmë e mos pësojmë ne, por kemi ndeshje para, do na bëhen lëvizjet më automatike, është vetëm ndeshja e 6, por kemi pak ngërçin e Superiores, e kalojmë kur shënojmë golin.

Duhet jo ta marrim golin e reagojmë gjatë lojës, duhet ta bëjmë që në fillim, mos kemi frikën e ngërçin e të bëjnë atë që ka secili. Se kemi lojtarë me kualitet e cilësi një kundër një, në tranzicione të rrezikshëm, t’i bëjmë që në fillimin e lojës, jo kur pësojmë e të dalim në lojën tonë. Kështu duhet ta nisim, si në pjesën e dytë sot.

Kur je gjithmonë pas topit edhe lodhesh, edhe ana psikologjike e futbollistit ndikon, duke vrapuar pas topit. Problemi kryesor ishte manovra dhe se dilte topi shumë thjesht në krah apo qendër, ku ishim o në kohë vonesë ose dilte lojtari bosh. Ky ishte problemi i pjesës së parë.

Jam i kënaqur nga lojtarët që u futën, dhanë gjithçka, u përpoqën. Nuk është se ra ritmi, edhe me futjen e Dakës, Vinicius apo Prestigj se ishte ndërrim i detyruar me Repajn e nuk deshëm të rrezikonim. Jam i kënaqur edhe nga Tabaku, që u fut më pak minuta por tregoi shpirtin luftarak që ka. Duhet të vazhdojë kështu, e dimë si luajnë ekipet, duhet të përgjigjemi çdo kombinimi që bëjnë kundërshtarët në ndërtimin e lojës. Sot nuk doli, i kishim shanset tona, do vazhdojmë, rruga është e gjatë e do përpiqemi të bëjmë më të mirën”, tha Bellaj për RTSH pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL