E zyrtarizuan tek Elbasani, por mungon prezantimi. Sulmuesi mbetet në “ajër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2026 | 19:56

E zyrtarizuan tek Elbasani, por mungon prezantimi. Sulmuesi mbetet në “ajër”

Malik Odeyinka supozohej të ishte lojtar i Elbasanit, që nga data 6 shkurt. Klubi i Alashkert deklaroi me një komunikatë zyrtare, që sulmuesi i tyre po transferohej në Shqipëri te verdheblutë.

Screenshot 2026-03-06 195509

Odeyinka u përmend edhe në javën e kaluar nga jashtë Shqipërisë, që do i bashkohet Elbasanit. Bëhet fjalë për një qendërsulmues, e ardhmja e të cilit mbetet në ajër.

Fakt është se Odeyinka akoma nuk është prezantuar nga verdheblutë. Kështu ekziston mundësia që transferimi i 19-vjeçarit të ketë dështuar.

Screenshot 2026-03-06 195009 Screenshot 2026-03-06 195019

PANORAMASPORT.AL