Postuar: Korrik 4, 2025 | 22:22
E papritur! Sulmuesi u zyrtarizua tek Egnatia, por pritet largimi akoma pa debutuar
Egnatia është pak ditë larg sfidës me Breidablik në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Lista e dërguar në UEFA u publikua, ndërsa ra në sy ndër të tjerë se mungonte Misak Hakobian.

Në Armeni zbulojnë se Hakobian pritet të rikthehet në vendin e tij. Situatë e pazakontë me 21-vjeçarin, që ishte zyrtarizuar nga Ararat-Armenia për huazimin e tij në Rrogozhinë.
Hakobian luan në krahun e majtë të sulmit dhe së fundmi kishte mbajtur shiritin e kapitenit tek Armenia U-21. Afrimi i Ildi Grudës nga Vllaznia mund të ketë pasur ndikimin e tij, pasi 25-vjeçari luan pikërisht në të njëjtin pozicion.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













