E papritur! “Rrufe” në qiell të hapur, FIFA merr vendimin drastik për klubin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2026 | 23:23

E papritur! “Rrufe” në qiell të hapur, FIFA merr vendimin drastik për klubin e Superiores

Një vendim i ri i FIFA-s ka vendosur sërish në vështirësi klubet shqiptare, duke bllokuar merkaton për Bylisin në tre sesione transferimesh. Vendimi është bërë publik më 21 prill 2026, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i lojtarit që ka depozituar ankesën pranë organit më të lartë të futbollit botëror.

Screenshot 2026-04-23 102502

Sipas të dhënave të deritanishme, situata nuk është e izoluar vetëm te klubi nga Ballshi. Të njëjtin ndëshkim për bllokim merkatoje e kanë edhe KF Vllaznia dhe KF Tirana, duke krijuar një problem serioz për tre prej klubeve më të njohura të kampionatit shqiptar.

Ky vendim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në planet sportive të skuadrave, sidomos në ndërtimin e organikës për sezonet e ardhshme, pasi ato nuk do të mund të regjistrojnë lojtarë të rinj për një periudhë të konsiderueshme.

PANORAMASPORT.AL