E paprecedentë! Drejtori i Vllaznisë pretendon se është nën kontratë, por Egnatia e përfshin Grudën në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2025 | 9:47

E paprecedentë! Drejtori i Vllaznisë pretendon se është nën kontratë, por Egnatia e përfshin Grudën në Champions

Një situatë e paprecedentë mes Vllaznisë dhe Egnatias është krijuar së fundmi. Shkak është bërë Ildi Gruda.

gruda

Sulmuesi la fazën përgatitore ku ndodhej me Vllazninë para Europës, për t’ju bashkuar Egnatias. Kampionët e Shqipërisë ndërkohë e kanë përfshirë në listën e Champions.

Vioresin Sinani, drejtor i Vllaznisë, pretendon se Gruda është nën kontratë me kuqeblutë. “Ne e konsiderojmë Grudën një pjese të rëndësishme të Vllaznisë dhe trajneri Martini e vlerëson maksimalisht si futbollist. Ai është nën kontratë me Vllazninë dhe besoj se të shtunën kur ekipi të rikthehet në fushën e stërvitjes, ai do të jetë i pranishëm”, u shpreh Sinani.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i listës së Egnatias nga UEFA. E sigurt është që Gruda nuk duket afër Vllaznisë dhe çështja mes palëve mund të përfundojë në gjyq.

Lexo edhe: LISTA E EGNATIAS/ Emër surprizë në Champions, mësoni 21 futbollistët e gatshëm kundër kampionëve të Islandës

PANORAMASPORT.AL