Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 8:21
Dy ndeshje në Tiranë dhe një në Durrës, Superiorja rikthehet me duele që premtojnë emocione
Superiorja do të kthehet sot me javën e 14-të të saj. Në program janë dy ndeshje në Tiranë dhe një tjetër në Durrës.

Fillimisht do të jenë dy takime, të rezervuara për në orën 16:30. Partizani do masë forcat me Bylisin në “Arena e Demave”, ndërsa të dyja skuadrat po luftojnë për mbijetesë.
Teuta-Elbasani vendos përballë dy skuadra që ndodhen në zonën “Final Four”. Ky takim në stadiumin “Niko Dovana” është po ashtu mjaft interesant.
Dita mbyllet me Dinamo-Tirana. Ky takim derbi do të luhet si rrallë herë në stadiumin “Air Albania”, prej orës 19:30.
E MËRKURË, 3 DHJETOR
Partizani-Bylis, ora 16:30
Teuta-Elbasani, ora 16:30
Dinamo-Tirana, ora 19:30
PANORAMASPORT.AL













