Dueli vendimtar Elbasani-Egnatia, mësohen gjyqtarët e caktuar nga FSHF për ndeshjen që mund të heqë dy ekipe nga gara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2026 | 17:04

Dueli vendimtar Elbasani-Egnatia, mësohen gjyqtarët e caktuar nga FSHF për ndeshjen që mund të heqë dy ekipe nga gara

Ndeshja e sotme e “Final Four” mes Elbasanit dhe Egnatias do të ketë një rëndësi shumë të veçantë, pasi në varësi të rezultatit që prodhon, mund të nxjerrë praktikisht nga gara si rrogozhinasit, ashtu edhe Dinamon.

elbasani-egnatia

Si në ndeshjen e djeshme, FSHF i ka besuar gjyqtarëve ndërkombëtarë drejtimin e takimit, duke i besuar sfidën kryesorit Juxhin Xhaja. Asistentë të tij në këtë ndeshje do të jenë Rejdi Avdo dhe Mario Shazivari, ndërsa Eldorjan Hamiti është caktuar gjyqtar i katërt.

Sa i përket VAR, aty do të jetë kryesor Kreshnik Barjamaj, i cili mban stemë të FIFA-s për sa i përket monitorimit nëpërmjet teknologjisë, e Olsion Yzeirajn të caktuar në AVAR.

PANORAMASPORT.AL