Drejtoi Vorën ndaj Tiranës, Topi: Te traversat na ruajti Zoti, ata luajtën me ne si me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2026 | 15:52

Drejtoi Vorën ndaj Tiranës, Topi: Te traversat na ruajti Zoti, ata luajtën me ne si me Bylisin

Eldiano Topi zëvendësoi në stol Arjan Bellajn, ndërsa Vora barazoi 1 me 1 përballë Tiranës. Ky i fundit mungoi për shkak pezullimi, pas kartonit të kuq që mori ndaj Partizanit.  

Screenshot 2026-01-19 154938

“Ne ishim përgatitur si luante Tirana sepse si luajti me Bylisin, atë stil luajti dhe me ne. Te goli me tranzicion të shpejt, keqvendosje e skuadrës tonë, morëm golin në disavantazh. Më pas, shtuam në pjesën ofensive. Ja që doli dhe ajo, arritëm të barazonim.

Duke pasur parasysh se dhe Tirana në krahun e djathtë, me Tabekun, është i shpejtë dhe të fut në presion, nuk pati ndihmë nga pjesa e uingerit. Duke menduar më shumë për sulmin, harxhon energji dhe ajo ndikon.

Dy ndeshje, duke mos prishur ekuilibrin se vinim nga ndeshja me Partizanin. Siç është ajo që formacioni fitues nuk ndryshohet, por rotacioni është pjesë e domosdoshme në futboll, kur ka dy ndeshje të afërta. Është e drejtë.

Ne mendonim ta fitonim ndeshjen, por futbolli kështu është. Dhe kundërshtari luan. Ajo me traversat, themi që në futboll duhet dhe fat. Na ruajti Zoti”, u shpreh Eldiano Topi për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL