Dinamo shkëlqen në miqësore, për ekipin e Ilir Dajës shënon edhe sulmuesi nga Gambia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2025 | 17:46

Dinamo shkëlqen në miqësore, për ekipin e Ilir Dajës shënon edhe sulmuesi nga Gambia

Dinamo ka zhvilluar sot një takim  miqësor përballë Korabit. Skuadra e Ilir Dajës fitoi me rezultatin 3-0 ndaj ekipit të Kategorisë së Parë, teksa golat i shënoi Jonuzi, Neziri dhe Koma.

Screenshot 2025-10-11 174557

Mustafa Koma është sulmues 18 vjeç nga Gambia dhe i është bashkuar Dinamos së fundmi. Tashmë fokusi për kryeqytetasit është tek Egnatia.

Njoftimi i Dinamos:

“Dinamovitët kanë fituar 3-0 miqësoren e zhvilluar sot në Arbanë kundër Korabit. Golat u shënuan nga Jonuzi, Koma dhe Neziri. Skuadra jonë e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Maliqi, Dita, Teixeira, Lorran, Gudiabi, Qardaku, B.Berisha, Nani, Vila dhe Guindo.

Në pjesën e dytë u aktivizuan të gjithë lojtarët që trajneri Daja kishte në dispozicion. Kjo ndeshje i shërben përgatitjeve të skuadrës për sfidën me Egnatian në kampionat javën e ardhshme”.

PANORAMASPORT.AL