Dinamo “hap thesin” para Europës, 150 mijë euro për talentin e sezonit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2025 | 15:10

Dinamo “hap thesin” para Europës, 150 mijë euro për talentin e sezonit të fundit

Hekuran Berisha pritet të veshë fanellën e Dinamos. “Panorama Sport” ka raportuar më parë këtë lëvizje nga Dukagjini, ndërsa lojtari sot bëri të ditur largimin nga klubi i Superligës së Kosovës.

Screenshot 2025-06-19 150937

Në Kosovë ndërkohë janë publikuar edhe detajet e tranferimit. Dukagjini do të marrë 150 mijë euro për talentin e akademisë, ndërsa do të mbajë edhe 30% të kartonit.

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi nga Dinamo. Skuadra e Ilir Dajës përforcohet kështu me element cilësor në pritje të ndeshjeve europiane.

19-vjeçari shkëlqeu në edicionin e fundit dhe për këtë tërhoqi vëmendjen e Dinamos. Plot 11 gola vetëm në kampionat, teksa Dukagjini siguroi mbijetesën.

PANORAMASPORT.AL