Anomalia “Final Four” sjell Superioren e çudive, kampionati “më i fortë” vendos rekordin negativ të 25 viteve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2025 | 11:05

Anomalia “Final Four” sjell Superioren e çudive, kampionati “më i fortë” vendos rekordin negativ të 25 viteve të fundit

“Final Four”, një formulë basketbolli, iu shtua futbollit shqiptar në sezonin e kaluar. Diçka e paparë diku tjetër, që sidomos në këtë edicion po shfaq anomalitë e saj.

Capture

Pas 20 javësh, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia kryesojnë me nga 34 pikë. Do të ishte emocionuese gara mes disa skuadrave, nëse të paktën një prej tyre do të ishte pretendent i denjë.

Në javën e 20-të, Partizani që tashmë kryeson, barazoi me Skënderbeun e vendit të fundit. Dinamo kryesuese humbi përballë Bylisit, që mbante vendin e parafundit. Rezultate këto që tashmë nuk janë as befasuese.

Sfida për të gjetur tjetër sezon si ky, është ndoshta e pamundur për t’u fituar. Pas vitit 2000, po luhet sezoni i 25-të. Aktuali, me kryesuesit që kanë nga 34 pikë, është dhe me numrin më të ulët të pikëve.

Në përfundim të 20 javëve, më parë ka pasur vetëm një kryesues. Tashmë janë tre që ndajnë kreun dhe për më tepër Egnatia e vendit të katërt, numëron vetëm 1 pikë më pak.

“Kampionat i fortë”, është fjalia që dëgjohet vazhdimisht duke treguar se skuadrat nuk kanë diferenca në nivele. I fortë apo më i dobëti i historisë? Kjo është pyetja që lind duke kthyer kokën prapa.

Tifozët që në masë kanë braktisur stadiumet, po humbin kampionatin e çudive me “Final Four” …

Screenshot 2025-01-18 075145-logo

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL