Analiza e ish-lojtarit të Vllaznisë, Vukatana: Viti 2026 i duhuri për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2025 | 13:25

Analiza e ish-lojtarit të Vllaznisë, Vukatana: Viti 2026 i duhuri për titullin

Me një karrierë thuajse 15-vjeçare në radhët e Vllaznisë, ku me kuqeblutë u shndërrua në një legjendë, Luan Vukatana është një nga figurat më të respektuara të futbollit në qytet. Edhe nga SHBA, ku është transferuar prej dekadash, ai nuk e harron asnjëherë ekipin e zemrës.

Screenshot 2025-10-14 132454

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-mesfushori është ndalur te performanca e gjysmës së parë të këtij edicioni. Në fjalët e tij 66- vjeçari thekson se skuadra ka ecur mirë, por patjetër që ka gjithmonë vend për përmirësim. E ndërsa për vitin 2026, ka një dëshirë, Vllazninë e do kampion.

Profesor, nga larg, por gjithmonë me zemër në Shkodër e te Vllaznia, sa i keni ndjekur kuqeblutë deri më tani këtë edicion? Absolutisht që po, mundohem të shikoj çdo ndeshje dhe zhvillim tek Vllaznia, me aq sa kam mundësi. Po ashtu nga miqtë që kemi në Shkodër marr informacione dhe ndihem mirë kur Vllaznia ecën mirë. Këtë sezon më duken shumë të fortë dhe me synime të qarta. Kjo pasi në ndeshjet e 9 kampionë ka në këtë moment ekipi i Vllaznisë. Shkodranët duan që të fitojnë edhe titullin e dhjetë për të vënë një yll tituj në fanellë. zhvilluara kanë dominuar gjithë kundërshtarët, duke merituar kështu edhe kryesimin e Superiores.

Është kjo një Vllazni e “vërtetë”? Nuk mund ta themi tani këtë gjë sepse ka ende kohë të shohim Vllazninë e vërtetë. Por, ekipi po bind në lojë dhe rezultat. Besoj se ka ende rrugë përpara pasi ende nuk është mbyllur as faza e parë. Prandaj skuadra duhet të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje, sepse asnjë ekip në botë nuk është perfekt.

Duhet të presim më shumë nga skuadra? Patjetër që po sepse ka shpenzuar shumë në merkato për të afruar lojtarë me peshë dhe eksperiencë që bëjnë diferencën. Kjo është Vllaznia më e fortë ndoshta e dy dekadave të fundit e patjetër duhet pritur shumë më shumë nga skuadra.

Merita e Martinit që skuadra ka ndryshuar në krahasim me sezonet e shkuara… Edi Martini është një produkt “bio” i futbollit shkodran dhe si i tillë ai do të përçojë këtë stil tek futbollistët. Vllaznia i është kthyer futbollit të saj sulmues dhe dominues, duke synuar gjithmonë fitoren. Pavarësisht e arrin apo jo atë, por ky është mentaliteti i duhur, mentalitet që të dërgon lart. E ku nuk duhet të kesh frikë ndaj asnjë kundërshtari.

Ndonjë futbollist që iu ka lënë përshtypje pozitive? Të gjithë kanë qenë në nivelin e duhur, nuk do përjashtoja askënd. Futbollistët e ardhur nga merkato po tregojnë veten dhe cilësitë e tyre. Personalisht djemtë shkodranë janë ata që gjithmonë japin “shpirtin” në fushë, por nuk do përjashtoja as Kastratin dhe Muratajn të cilët më kanë pëlqyer deri më tani.

Mund të jetë viti 2026 i duhuri për të kthyer titullin në Shkodër? E dëshiroj me gjithë zemër këtë gjë, sepse ai titull mungon prej vitesh në Shkodër. 25 vite janë shumë për një qytet si Shkodra dhe ekip si Vllaznia. Ky duhet të jetë viti i duhur dhe me të vërtetë e besoj diçka të tillë.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL