Zyrtarizohet “vëllazërorja” me Kosovën, ja kur do luhet. Shqipëria anulon miqësoren me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:43

Zyrtarizohet “vëllazërorja” me Kosovën, ja kur do luhet. Shqipëria anulon miqësoren me…

Shqipëria dhe Kosova do të përballen në një miqësore “vëllazërore” në 11 nëntor përpara impenjimeve në Ligën e Kombeve. 

58E3362E-C1E7-4165-A8E2-F4F665624324

Në këtë mënyrë Shqipëria ka anuluar një tjetër miqësore, atë ndaj Gjibraltarit, e cila ishte planifikuar në të njëjtën ditë, por për shkak të pandemisë është vendosur që kjo miqësore të anulohet.

Njoftimi i FSHF-së:

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me Gjibraltarin.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.

Pas takimit me Kosovën në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"