Zyrtari i klubit të futbollit rezultoi me koronavirus 2 ditë më parë, konfirmohen të infektuar edhe prindërit me dy shokët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 23:15

Zyrtari i klubit të futbollit rezultoi me koronavirus 2 ditë më parë, konfirmohen të infektuar edhe prindërit me dy shokët e tij

4 raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Të 4 personat e infektuar janë raste kontakti, pasi bëhet fjalë për prindërit dhe dy shokët e zyrtarit të klubit të futbollit, Burinti, që rezultoi pozitiv me COVID-19 ditën e enjte.

Miqesore Luftetari-Butrinti 1-3 logoNë ditët në vazhdim, pritet të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera.

Po ashtu, janë marrë masa për dezinfektimin e Bashkisë Sarandë dhe ambienteve të tjera që zyrtari i klubit të futbollit Butrinti ka vizituar.

Pas 4 rasteve të sotme, numri total i të infektuarve në Sarandë ka shkuar në 7.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"