Postuar: Qershor 18, 2023 | 13:49
ZYRTARE! Vllaznia përforcon mbrojtjen, firmos një tjetër futbollist nga Superiorja
Pas shumë largimeve në ditët e fundit, Vllaznia e re ka nisur të marrë formë. Shkodranët kanë firmosur zyrtarisht me mbrojtësin Milos Stojanviç.

Qendërmbrojtësi serb ishte sezonin e fundit pjesë e Kastriotit dhe pavarësisht se skuadra krutane ra nga kategoria, mbrojtësi mbetet në Superiore. Pasi siguroi firmën e Juriç ditën e djeshme, Vllaznia gjen në këtë mënyrë një tjetër qendërmbrojtës.
“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Milos Stojanoviç. 26 vjeçari luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kastriotit”, shkruan klubi shkodran.

PANORAMASPORT.AL













