ZYRTARE/ Vllaznia e priste, por Vucaj firmos 40 kilometra larg Shkodrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 14:32

ZYRTARE/ Vllaznia e priste, por Vucaj firmos 40 kilometra larg Shkodrës

Tashmë është zyrtare, Erjon Vucaj është lojtari i ri i ekipit të Deçiçit të Tuzit, skuadra shqiptare që militon në Superligën e Malit të Zi.

ERJON VUCAJ

31-vjeçari ishte shumë pranë firmës me Vllazninë, por mesa duket oferta joshëse e skuadrës shqiptare nga Mali i Zi e ka joshur më shumë shkodranin.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Deçiçit në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Më parë mesfushori ka qenë pjesë edhe e Dritës, Luftëtarit, Laçit, Tiranës, Vllaznisë, Flamurtarit dhe Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"