ZYRTARE/ Vendoset stafi i ri teknik, skuadra e Kategorisë së Dytë emëron në pankinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 14:27

ZYRTARE/ Vendoset stafi i ri teknik, skuadra e Kategorisë së Dytë emëron në pankinë…

Gramshi, pasi ka marrë lajmin e shfuqizimit të vendimit nga Komisioni i Apelit për dënimin prej pesë vjetësh, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Tocila

Krerët e klubit të kuq menjëherë kanë zgjedhur drejtuesit e rinj të skuadrës, për kampionatin që do të startojë më 1 tetor.

Bëhet fjalë për Leonard Toçilën, që rikthehet në skuadër si drejtues i saj dhe kapitenin Fatjon Latifi, që do të drejtojë bashkë me Toçilën ekipin.

Dyshja në fjalë ka filluar menjëherë punën dhe ka mbledhur grupin e lojtarëve.

Këta të fundit, shumica janë lojtarë të sezonit të kaluar, vendës, ku do të afrohen dhe disa nga rrethet.

Janë projektuar blerjet e reja dhe shumë shpejt do t’i bashkohen grupit të futbollistëve.

Edhe pse nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur, Gramshi do të jetë gati në 1 tetor, ku do të presë në fushën e vet librazhdasit.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"