ZYRTARE/ Vendim surprizë! Trajneri spanjoll “driblon” Kosovën dhe merr drejtimin e skuadrës së vendit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 20:31

ZYRTARE/ Vendim surprizë! Trajneri spanjoll “driblon” Kosovën dhe merr drejtimin e skuadrës së vendit të fundit

Roberto Moreno ishte pranë akordit për marrjen e drejtimit të Kosovës, madje pati edhe një takim me presidentin Ademi, mirëpo duket se palët nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët, teksa spanjolli ka surprizuar me vendimin e tij duke u zyrtarizuar si trajneri i Soçit që renditet në vendin e fundit në elitën e futbollit rus.  

 9-5

Ish-trajneri i përkohshëm i Spanjës zgjodhi projektin e Soçit pavarësisht se ky ekip është në fund të ligës elitare ruse.  Soçi është në pronësi të Boris Rotenberg, njëri nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi.  Tash, FFK-ja duhet të ndjek pista të tjera për pasuesin e Primoz Glihas pas dështimit të pistës Moreno.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"