ZYRTARE/ UEFA zbulon ndryshimet e mëdha në Ligën e Kampioneve, lamtumirë grupe me 4 skuadra!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2022 | 17:36

ZYRTARE/ UEFA zbulon ndryshimet e mëdha në Ligën e Kampioneve, lamtumirë grupe me 4 skuadra!

UEFA ka bërë zyrtare një ndryshim madhor në kompeticionet e saj, duke reformuar në mënyrë të dukshme, të tre turnetë për klube që zhvillon: Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. Sistemi i ri do të hyjë në fuqi që nga edicioni 2024-2025 dhe do të jetë një ndryshim i madh në krahasim me atë që jemi mësuar të shohim deri më sot.

trofete uefa

Tashmë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, ku do të marrin pjesë 36 skuadra dhe jo 32, nuk do të ketë më grupe të mbyllura me katër skuadra që përballen në shtëpi dhe jashtë fushe me njëra-tjetrën. Sistemi ri i me ligë të hapur, i ashtuquajtur ”modeli zviceran”, parashikon që secila skuadër të luajë me 8 të tjera të ndryshme, me 4 sfida në fushën e saj dhe 4 sfida në transfertë.

Në fund do të grumbullohen pikët e skuadrave dhe ekipet që janë renditur në 8 vendet e para, shkojnë në fazën me eliminim direkt të turneut. Ndërkohë, skuadrat nga vendi i 9, deri në vendin 24, do të ndeshen me sistem vajtje-ardhje për të shkruar në fazën e 16 më të mirave.

Edhe Liga e Europës dhe Liga e Konferencës do të shohin numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të rritet në 36, ndërsa në rastet e tyre, do të jenë 8 ndeshje në turneun e parë dhe 6 ndeshje në të dytin po me të njëjtin sistem në grupe si Liga e Kampioneve.

Ndërkohë, këto katër vende që shtohen në Ligën e Kampioneve do të ndahen si më poshtë:

  • 1 vend për klubin e renditur i tretoi në kampionatin e 5-të në renditjen e UEFA-s.
  • 1 vend shtohet në “Rrugën e kampionëve” në kualifikuese
  • 2 vende i takojnë federatave që kanë performancat më të mira të klubeve të tyre në total në sezonin paraardhës (në sezonin aktual do të ishin Anglia dhe Holanda)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"