ZYRTARE/ U largua nga Partizani pa lënë gjurmë, Eros Grezda prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 23:41

ZYRTARE/ U largua nga Partizani pa lënë gjurmë, Eros Grezda prezantohet te skuadra e re

Eros Grezda mbylli aventurën me kampionët e Partizanit pa lënë gjurmë, teksa nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ekipin e ri ku do të vijojë karrerën. 28-vjeçari së fundmi ka firmosur me Rudes në Kroaci. 

Grezda

Grezda u afrua te Partizani në verën e kaluar, ndërsa aventura e tij zgjati deri në dhjetor. Palët ndërprenë me mirëkuptim kontratën. 

Grezda2

NK Rudes militon në elitën e futbollit kroat. Skuadra e re e ish-futbollistit të Kombëtares, ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë, 14 pikë larg nga vendi i parafundit, teksa do të kërkojë një mrekulli për t’i shpëtuar rënies.  

renditja

Ka qenë vetë klubi kroat që ka prezantuar Grezdën, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Shqiptari do të jetë pjesë e Rudes deri në fund të këtij sezoni. Në rast se skuadra arrin të mbijetojë, gjasat janë të mëdha që Grezda të rinovojë.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"