ZYRTARE/ Tjetër firo te Egnatia, klubi rrogozhinas njofton “divorcin” e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2021 | 15:11

ZYRTARE/ Tjetër firo te Egnatia, klubi rrogozhinas njofton “divorcin” e radhës

Vijojnë largimet te skuadra e Egnatias! Lojtari i katërt i larguar brenda dy ditësh është Glejdi Ndraxhi i cili është larguar nga skuadra rrogozhinase.

GLEJDI NDRAXHI

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Egnatias me anë të një komunikate zyrtare në rrjetin social “Facebook” duke komunikuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin, i cili ishte pjesë e ekipit prej 6 muajsh.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË EGNATIAS –

“-  Njoftim

Faleminderit Glejdi Ndraxhi.

KF Egnatia njofton se ka ndërprerë kontratën me mesfushorin Glejdi Ndraxhi, i cili ishte pjesë e skuadrës në 6 muajt e fundit.

Stafi falenderon Ndraxhin për kontributin e dhënë duke i uruar suksese në karrierë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"