ZYRTARE/ Tirana “përforcohet” para shortit të Championsit, rinovon kontratën titullari bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:52

ZYRTARE/ Tirana “përforcohet” para shortit të Championsit, rinovon kontratën titullari bardheblu

Idriz Batha është lojtari i dytë që rinovon me Tiranën. Mesfushori bardheblu arriti marrëveshjen e vazhdimit të bashkëpunimit me kampionët e Shqipërisë edhe për sezonin e ri.
idi batha
Pas Agustin Torasës, Batha është futbollisti i dytë që do të vazhdojë të luajë për 25-herë kampionët e Shqipërisë.

NJOFTIMI I TIRANËS

Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Idriz Batha.

Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për sezonin e ri.

TIRANANANANA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"