ZYRTARE/ Tifozët pushtuan fushën, merret vendimi për ndeshjen Mançester Junajtid-Liverpul

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2021 | 20:15


ZYRTARE/ Tifozët pushtuan fushën, merret vendimi për ndeshjen Mançester Junajtid-Liverpul

Ndeshja mes Mançester Junajtidit dhe Liverpulit, nuk do të zhvillohet ditën e sotme, siç ishte planifikuar fillimisht.

bandicam 2021-05-02 18-58-18-871

Hyrja e tifozëve të Junajtidit në stadiumin “Old Trafford”, ka bërë që ndeshja të mos startoj në orën 17:30, siç ishte në plan, duke u shtyrë për disa minuta. Megjithatë duke parë situatën e tensionuar, është vendosur që ndeshja të mos luhet sot, por është shtyrë për një ditë tjetër, e cila ende nuk është bërë e ditur.

Kujtojmë se tifozët e Mançesterit janë të irrituar me kryesinë e tyre, pas nënshkrimit të kontratës për t’u bërë pjesë e Super Ligës Europiane. Ata sot kishin paralajmëruar një protestë, ku do të kërkonin të largohej nga pronësia e klubit të tyre, familja amerikane Glejzër. Kështu edhe ka ndodhur, tifozët kanë nisur protestën 2 orë para ndeshjes, dhe pak para fillimit janë futur në fushë, duke e bërë të pamundur që ndeshja të luhej.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/