ZYRTARE/ “Të gjithë meritojnë një vend në histori”, Tirana njofton largimin e 6 lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:36

ZYRTARE/ “Të gjithë meritojnë një vend në histori”, Tirana njofton largimin e 6 lojtarëve

Ashtu siç edhe pritje, Erando Karabeci, Edon Hasani, Lansinet Sidibe, Ismael Dunga, Mario Morina dhe Edvan Bakaj, e kanë mbyllur aventurën me Tiranën.TIRANA

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi bardheblu nëpërmjet faqes zyrtare, ku thuhet se këta lojtarë meritojnë një vend në histori, për atë që kanë dhënë për këtë klub dhe sidomos për titullin.

Tashmë lojtarët janë të lirë dhe po kërkojnë për skuadra të reja për të vazhduar karrierën e tyre.

“Faleminderit Kampionë! KF Tirana falënderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim.”, shkruhet në postimin e Tiranës.

post

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"